(VIDEO) Për 20 ditë, mbi 18 mijë gjoba në trafik

(VIDEO) Për 20 ditë, mbi 18 mijë gjoba në trafik

Nga fillimi i këtij muaji, deri më 20 shkurt , punonjësit e policisë nga të tetë sektorët e punëve të brendshme të Byrosë për Siguri Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme  kanë lëshuar 18.132 urdhra pagesash për qytetarët që kanë shkelur rregullat e qrkullimit rrugor.

MPB

“Pjesa më e madhe e këtyre shkeljeve të rregullave të trafikut ka të bëjë me tejkalimin e shpejtësisë – 6.056, pastaj parkimin e gabuar – 4.213 dhe mungesën e patentës së shoferit – 1.510”.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se vetëm gjatë ditës së enjte janë lëshuar 864 urdhra pagesash. Në këtë kuadër, për shkak të shkeljes së shpejtësisë dhe parkimit të gabuar janë regjistruar 273 dhe 270 shkelje. Gjithashtu, për shkak të drejtimit të automjetit pa patentë shoferi, janë identifikuar 58 shkelje. Pastaj pasojnë 33 raste të mos përdorimit të rripit të sigurimit dhe 28 raste të bisedave me telefonin mobil gjatë drejtimit të automjetit. Përveç kësaj, janë regjistruar edhe 14 shkelje nga këmbësorët, shtatë persona kanë drejtuar automjetin me nivel të papërshkrueshëm alkooli në gjak dhe tre kalime në semafor të kuqe. Në 21 raste, sipas Ligjit për Automjetet, janë hequr nga trafiku automjete të pa regjistruara.

/SHENJA/ 

MARKETING