(VIDEO) Pas tetë vjetësh, viti i ri shkollor do të nisë me 17 000 nxënës më pak

(VIDEO) Pas tetë vjetësh, viti i ri shkollor do të nisë me 17 000 nxënës më pak

Viti i ri shkollor do të nisë me 17 000 nxënës më pak. Kjo ulje e numrit të nxënësve është për tetë vitet e kaluara. Kurse numri i përgjithshëm i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme që të hënën kthehen ne banka shkollore është 245 000 nxënës. Edhe numri i filloristëve është ulur për 3 500. Fajin për këtë ministrja e hodhi tek qeverisja e kaluar dhe politikat e tyre, siç tha të gabuara.

Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës

“Kjo është shkatërruese dhe zhgënjyese dhe është rezultat i politikave të këqija, jo vetëm në arsim, por në të gjitha segmentet shoqëror.  Politikat aktuale do t’i zëvendësojmë me politika më progresive në krijimin e të cilave do të marrin pjesë të gjitha palët e tanguara”.

Ministrja thotë se për herë të parë pas 7 vitesh, libra ka për të gjithë nxënësit. Madje thotë se ka përfunduar edhe procesi i distribuimit të tyre, megjithatë ende mungojnë librat e gjuhëve.

Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës

“Mungojnë vetëm librat shkollor të gjuhëve të huaja të shkollës fillore nga klasa e parë deri në të nëntën, përshkak se udhëheqësia e kaluar e MASH-it e ka anuluar procedurën e prokurimit publik dhe ai vendim është në fazë të ankesave, i cili vazhdon ende. Pasi të përfundoj procesi ankesave, procedura përsëri do të realizohet në mënyrë transparente dhe në pajtim me rregulloret ligjore”.

Ajo përmendi se kanë siguruar shumë libra dhe materiale mësimore që deri tani kanë munguar. Po ashtu përsëriti se është tërhequr koncepti i ri për klasën e shtatë, të tetë dhe të nëntë.

Ministrja bëri me dije se viti shkollor fillon më 2 shtator dhe përfundon më 10 qershor, në përjashtim të nxënësve të vitit të fundit të shkollave të mesme, të cilët kanë mësim deri më 16 maj. Pushimi dimëror fillon më 31 dhjetor dhe përfundon më 19 janar. Pushimi veror nisë më 11 qershor dhe përfundon më 31 gusht. Kurse pushim pranveror nuk do të ketë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING