(VIDEO) Pas skandalit në gjinekologji spitali i Tetovës vendos rregullore të re

(VIDEO) Pas skandalit në gjinekologji spitali i Tetovës vendos rregullore të re

Spitali i Tetovës ka publikuar një rregullore të re pas skandalit me  anestiziologun që bëri video në TikTok. Në letrën e nënshkruar nga drejtori Pëllumb Vela, thuhet  se pas ngjarjeve të pahijshme në lidhje me spitalin e Tetovës, ka qenë të detyruar të përpilojnë këto rregulla.

MARKETING

Description of image

Në këtë  rregullore janë të shënuara rregulla se si të sillet stafi në rrjetet sociale kur bëhet fjalë për punën e tyre dhe publikimin e fotografive, videove dhe përmbajtjeve nga puna e tyre në Spitalin e Tetovës. Në rregullore shihen edhe sugjerime nga spitali për përdorimin e rrjeteve sociale.

LETRA E SPITALIT TË TETOVËS

“Mos nxjerrni informacione private dhe sekretet e pacientëve. Këtu përfshihen gjendja shëndetësore, fizike dhe emocionale e pacientëve. Historia e pacientit duhet të mbetet sekret profesional mes mjekut dhe pacientit. Thyerja e kësaj rregulle, dënohet edhe me ligjet e Maqedonisë së Veriut”.

Për të publikuar ndonjë storje të suksesit gjatë punës, në këtë rregullore thuhet se fillimisht duhet kaluar filtrin e profesionistëve që janë në spital.

LETRA E SPITALIT TË TETOVËS

“Gjithashtu, asnjëherë mos publikoni fotografi dhe video pamje të pacientëve, nëse nuk e keni siguruar deklaratën e shkruar nga pacienti. Pajtueshmëria verbale nga  pacienti nuk është leje për publikim, pasi e njejta nuk mund të dëshmohet”.

Përndryshe, në Spitalin e Tetovës plasi një skandali gjatë javës së kaluar, ku mjeku anesteziolog i punësuar në këtë spital kishte publikuar një video live në TikTok ku shiheshin gra të cilët merrnin trajtim në repartin e pastrimit, si pjese e repartit të gjinekologjisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING