(VIDEO) Pas Gruevskit tërhiqet aktakuza edhe ndaj Llatasit

(VIDEO) Pas Gruevskit tërhiqet aktakuza edhe ndaj Llatasit

Pas lirimit nga akuza të ish kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevskit, sot u lirua edhe gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas.  Përfundimin e rastit “Total”, e kumtoi Gjykata Penale. Sipas tyre, është sjellë vendim për tërheqje të plotë të akuzës ndaj Llatasit dhe 3 subjekteve juridike, sepse në seancën e fundit gjyqësore, prokurori është tërhequr plotësisht nga përndjekje penale ndaj të akuzuarve. Përndjekja penale për Llatasin sipas prokurori ishte vjetëruar.

MARKETING

Description of image

Gjykata Penale

“Prokurori, duke marrë parasysh pretendimet në raportin e ekspertizës, së pari bëri ndryshime në aktakuzë, pas së cilave përcaktoi se për dy nga personat juridikë të akuzuar në procedurë, nuk plotësoheshin elementët që përbëjnë përshkrimin ligjor të veprës penale- shmangie nga taksat, ndërsa për një person juridik dhe të akuzuarin D. P. – L., ndërkohë kishte ardhur afati absolut i vjetërsimit të ndjekjes penale”.

Pas komunikatës së Gjykatës Penale. Sqarimin e saj e dha edhe Prokuroria Publike. Ata thonë se me superekspertizë të re, që është bërë me urdhër të Gjykatës Penale, ekspertët konfirmuan se situata faktike e paraqitur në aktakuzë ka ndryshuar.

Prokuroria Themelore Publike

“Sipas ekspertizës, shuma e evazionit fiskal u zvogëlua nga e konsiderueshme në më të madhe dhe, në përputhje me rrethanat, nuk i plotësonte elementët e veprës penale sipas paragrafit 2, d.m.th., duhej të riklasifikohej sipas paragrafit 1 të nenit 279 – Evazioni fiskal”.

Ky rast nxiti edhe reagime politike. VMRO-DPMNE thotw se rasti i montuar i Zoran Zaevit dhe Lençe Ristoska e ish PSP-sw, pwrfundimisht pwrfundimisht dwshtoi dhe wshtw arritur drejtwsia. LSDM opozitare ka reaguar duke thënë se pas Gruevskit është liruar edhe Llatasi dhe kjo sipas tyre është provë e qartë se Mickoski udhëheq me Prokurorinë.

Në rastin “Total” gazetari Dragan Pavloviç – Latas akuzohej për shmangie të taksave në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, përmes kompanive “Total Marketing” dhe “Total Media Center”. Lënda është hapur nga ish-Prokuroria Speciale Publike.

Emine Ismaili  /SHENJA/

MARKETING