(VIDEO) Partitë e vogla: Një njësi zgjedhore të përfshihet në pakon e reformave zgjedhore

(VIDEO) Partitë e vogla: Një njësi zgjedhore të përfshihet në pakon e reformave zgjedhore

Liderët e partive të vogla kërkuan sot që iniciativa për një njësi zgjedhore të përfshihet në pakon e reformave zgjedhore, por hasën në një pengesë të fortë nga  ana e BDI-së, e cila një ndryshim të tillë e kushtëzon me lista të hapura dhe një prag më të lartë zgjedhor. Propozues të Projektligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor janë Monika Zajkova, Pavle Trajanov, Dimitar Apasiev, Maja Moraçanin, Bobi Mojsovski, Bejdzhan Iljas, Ljupço Balkovski, Borislav Krmov dhe Panço Minov. Për një ndryshim të tillë të modelit zgjedhor flitet për më shumë se gjashtë vjet, por deri më tani ai angazhim ka mbetur pa një hap konkret përpara.

Deputeti dhe kryetar i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, tha se me një njësi zgjedhore do të fillojë një proces i fuqishëm demokratizimi dhe forcimi i përgjegjësisë së bartësve të funksioneve publike, do të çmontohet pozita monopoliste e qeverisjes nga një parti, çdo votë do të ketë të njëjtën peshë dhe përbërja e parlamentit do të reflektojë vendosmërinë e qytetarëve që do të kenë mundësi të votojnë.

PAVLE TRAJANOV, KRYETAR I LIDHJES DEMOKRATIKE

“Duke vendosur një njësi zgjedhore, si dhe duke hequr përparësitë sistematike të katër partive në lidhje me financimin e fushatës zgjedhore, hapësirën mediatike për përfaqësimin politik dhe financimin shtetëror të instituteve partiake, do të krijohen kushte të barabarta për konkurrencë politike”.

Propozimi që Maqedonia e Veriut të jetë një njësi zgjedhore në vend të gjashtë, me model proporcional dhe pa prag zgjedhor, është në procedurë parlamentare që nga marsi i vitit 2021. Nisma për rikthimin e kësaj çështjeje në rend dite erdhi pasi filloi të funksionojë një grup pune që duhet të harmonizojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Por pas mbledhjes së parë të grupit të punës mbërritën mesazhet se ndryshimi i modelit zgjedhor nuk është prioritet.

Një njësi zgjedhore është e pranueshme për VMRO-DPMNE-në. /SHENJA/

 

 

MARKETING