(VIDEO) Parregullësitë në fakultetin e Filozofisë, Janevska: Së shpejti do të publikohen parregullësi të reja
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska ka deklaruar sot se shumë shpejt opinioni publik në Maqedoni do të njoftohet për një tjetër parregullsi edhe më të madhe se kjo e deritanishmja në Fakultetin Filozofik, e cila, sipas saj, do të befasojë gjithë opinionin. Ajo tha se, Agjencia për Cilësinë në Arsimin e Lartë nuk ka kryer vlerësime prej vitesh dhe, në tetë muajt e fundit, është kryer një numër i madh inspektimesh, të cilat kanë identifikuar parregullsi.
Vesna Janevska, ministre e Arsimit
“Ka shumë parregullsi në disa institucione, por jo në të gjitha, dhe për to do të veprohet sipas ligjit. Nëse përgjegjësia është e administratës apo e udhëheqjes, si dhe nëse disa studentë kanë marrë pjesë në këto veprime, do ta përcaktojnë organet kompetente”.
Duke folur për parregullësitë e fundit që u zbuluan në Fakultetin e Filozofisë, Janevska tha se Inspektorati Shtetëror i Arsimit, raportin e të cilit e mori dje vonë, konstatoi se ku ishin mangësitë dhe në përputhje me rrethanat mori vendime se si të vepronte. Ajo njoftoi se raporti do të përpunohet brenda dy ditëve të ardhshme dhe vendimet do të merreshin që nga e hëna.
Vesna Janevska, ministre e Arsimit
“Ministria dhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit nuk kanë zgjidhje tjetër, ata duhet të veprojnë sipas ligjit. Unë e kuptoj absolutisht revoltën e studentëve, por ka institucione të tjera ku ata do të kërkojnë të drejtat e tyre. Ajo që është në kompetencë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të përfundojë që nga e hëna. Çdo gjë tjetër në institucionet përkatëse në mënyrë që të jetë si sipas ligjit si dhe të përmbushet drejtësia”.
Kujtojmë se, të martën Janevska konfirmoi se Inspektorati Shtetëror i Arsimit kishte gjetur parregullsi në regjistrimin e studentëve në studimet master dhe doktoraturë në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Sipas gjetjeve të inspektoratit, që nga viti 2019, fakulteti ka regjistruar në mënyrë të paligjshme studentë në studimet master dhe doktoraturë, edhe pse ata kishin përfunduar më parë studime profesionale trevjeçare dhe ligjërisht nuk kanë të drejtë të regjistrojnë në ciklin e dytë dhe të tretë akademik.
Menaxhmenti i Fakultetit të Filozofisë UKIM njoftoi dje se pas parregullsive të gjetura, studimet e shtatë studentëve të masterit dhe katër studentëve ndërpriten. /SHENJA/

