(VIDEO) Parku i Sarajit mbushet me qytetarë që festojnë Ditën e Punëtorëve

(VIDEO) Parku i Sarajit mbushet me qytetarë që festojnë Ditën e Punëtorëve

Me rastin e 1 Majit, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, atmosfera festive u ndje fuqishëm në çdo cep. Në Parkun e Sarajit, qindra qytetarë zgjodhën ta kalojnë ditën në natyrë. Që në orët e paraditës, familje të shumta u panë duke mbërritur me shporta plot ushqime, duke shtruar batanijet mbi barin e gjelbër dhe duke krijuar një ambient të ngrohtë e të gjallë pikniku. Tingujt e muzikës dhe ritmet e tupanave i dhanë parkut një gjallëri të vecantë, po ashtu në shumë kënde të parkut, tymi i lehtë i skarave ngrihej mbi gjelbërimin, ku familjarët përgatisnin ushqime të ndryshme pikniku. Fëmijët, të lirë vraponin e loznin në hapësirat e gjëra, duke e bërë edhe më të dukshme ndjenjën e gëzimit kolektiv.

QYTETAR

1 Maji për neve, fare nuk ka kuptim, nuk ka kuptim, po të drejtat e punëtorëve kanë mbaruar në kohën e komunizmit/ja e shihni sa bukur, po/po jemi të kënaqur nga jeta, jemi të kënaqur nga jeta kshtu që s’kemi probleme.”

 

QYTETAR

1 Maji është dita e shqiptarëve, po si është më mirë, se tash kur ka popull, dëshirë e madhe ka të njoftohesh më njerëzimin, t’i shohësh se gjithë njerëzit janë të mirë, me familje, me nuse, me djem mendoj që po patjetër.”

Qytetarët dukeshin të lumtur dhe të buzëqeshur në këtë ditë, por gjithashtu u shprehën duke thënë se puna në Maqedoninë e Veriut nuk ka vlerë.

QYTETARË

1 Maji është ditë e punëtorëve po kemi ardhë të bëjmë një festë, një shëtitje me familjen bashkë me shoqen me vajzën e vlerësojmë në punën e të gjithëve ama vlerë nuk ka me punën në që e bjëmë, e bëjmë ama nuk ka vlerë puna, puna nuk ka këtu në Maqedoni.”

1 Maji në Saraj nuk ishte vëtm një ditë simbolike për punëtorët, por edhe një moment i cmuar për t’u çlodhur, për t’u afruar më shumë me familjen dhe për të shijuar jetën në thjeshtësinë e saj më të bukur. /SHENJA/

MARKETING