(VIDEO) Osmani: Vendimet e KSHZ-së, i kemi ankimuar te gjykata administrative

(VIDEO) Osmani: Vendimet e KSHZ-së, i kemi ankimuar te gjykata administrative

Kanë vazhduar edhe sot ankesat nga Fronti Europian për vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të cilët vendosen se do të ketë në disa prej vendvotimeve përsëritje të votimit, përfshirë vendvotimin në Llërcë të Tetovës.

Bujar Osmani nga ky Front ka mbajtur sot konferencë për media, nga ku tha se kanë ankimuar vendimet e fundit të KSHZ-së në Gjykatën Administrative. Gjithashtu do të dorëzojnë padi ndaj antarëve e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pasi sipas tyre,  vendimi i KSHZ-së  është joligjor.

BUJAR OSMANI, NËNKRYETRAR I BDI-së

“Atë që qytetarët e panë drejtpërdrejt në KSHZ, me mbivotimet edhe etnike, u përkujtuan kohërat majorizimit të viteve 90-ta. Motivet sipas nesh janë tre, është qëllimi për mos lejuar që për herë të parë, pas pavërësisë së vendit, një koalicon i udhhequ nga një parti shqiptare të jet subjekti i dytë në vend. Nën dy, të zbutet thellësia e humbjes tek komuniteti shqiptarë dhe nën tre të njëlloset komuniteti shqiptarë në kushte kur qeveria që organizon zgjedhjet, është i udhëhequr nga një shqiptarë, por edhe vendëbanimet me shumicë shqiptare të njëllosen se ata vjedhin procesin zgjedhor”.

Nga Fronti Europian  bëjnë thirrje insitucioneve  që të respektojnë ligjet, siç tha Osmani, mos të lejojnë kapjen e shtetit dhe mos të bien nën ndikime dhe presione të partive politike. Nënkryetari i BDI-së tha se edhe monitoruesit vendor edhe ata ndërkombëtarë kanë konstatuar se zgjedhjet kanë qenë në standardet më të mira demokratike.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING