(VIDEO) Osmani: Teksti i ndryshimeve kushtetuese do t’i hedhë në ujë të gjitha manipulimet politike

(VIDEO) Osmani: Teksti i ndryshimeve kushtetuese do t’i hedhë në ujë të gjitha manipulimet politike

Dinamikën në grupin punues për ndryshimet kushtetuese duhet ta përcaktojnë kolegët që janë aty, por nga ajo që unë di është se nuk ka nevojë të zgjerohet grupi punues për ndryshimet kushtetuese.  Sa më shumë t’i përmbahemi detyrimeve nga korniza negociuese, aq më mirë është për ne. Kështu deklaroi, zëvendëkryeministri për Çështje Evropinae, Bojan Mariçiq. Por, megjithatë, ai vlerëson se çdo kush mund ta parashtrojë një kërkesë të tillë, përfshirë këtu edhe VMRO-DPMNE-në, e cila nuk merr pjesë në grupin punues për ndryshimet kushteutese.

Bojan Mariçiq, zëvendëkryeministër për Çështje Evropiane

“Përfaqësuesit dhe ekspertët kanë të drejtë ligjitime të hapin çështjet dhe të diskutojnë, mdaje edhe opozita, e cila nuk ka emëruar përfaqësues për grupin e punës për ndryshimet kushtetuese, ka të drejt legjitime t’i hapë këto çështje. Jemi të gatshëm për dialog për këtë temë”

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë brifingut me gazetarët, nga Nju Jorku, tha se institucioni që ai udhëheq është i përfshirë në procesin e përgatitjes së tesktit për ndryshimet kushtetuese përmes përfaqësuesit të saj në grupin punues dhe ai përsonalisht është në kërkimin e mbështetjes për këtë proces nga miqtë e Maqedonisë së Veriut nga skena ndërkombëtare.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Skenari i zhvillimit të këtij procesi është përcaktuar sipas kornizës negociuese, por ju e dini thënien ‘Djalli është në detaje’. Ne duam të marrim parasysh mendimin e të gjitha vendeve anëtare, të menduarit e Republikës së Bullgarisë dhe dinamikën e procesit në mënyrë që t’i kemi të gjitha kombinimet para nesh. Nuk ka asnjë devijim nga ajo që është përcaktuar në kornizën negociuese, gjegjësisht me përfundimin e ndryshimeve kushtetuese duhet të hapet Kapitulli i Parë”

Lidhur me qëdnrimin e opozitës, e cila nuk e përkrah procesin e ndryshimeve kushtetuese, Osmani ka përsëritur se vetë procesi do të tregojë se të njëjtat janë vetëm kalkulime partiake në llogari të së ardhmes së shtetit. Nesë vazhdojnë ta bllokojnë procesin, do të duhet t’u përgjigjen qytetarëve se pse po e pengojnë progresin e shtetit, deklaroi më tej Osmani.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING