(VIDEO) Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon stabilitet dhe përgjegjësi të lartë
Si bashkësia më e madhe dhe më e rëndësishme e biznesit në vend, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon stabilitet dhe përgjegjësi të lartë për momentin në të cilin jemi, deklaroi kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski. Ai thotë se Oda Ekonomike është e gatshme që në vitin 2025 t’i përgjigjet të gjitha sfidave me të cilat do të përballen kompanitë dhe se do të fokusohet në disa prioritete në ruajtjen e stabilitetit.
BRANKO AZESKI, KRYETAR I ODËS EKONOMIKE
“Në numër një është lufta kundër korrupsionit dhe ekonomisë gri, nën numër dy është vazhdimi shumë serioz i procesit të gazifikimit, nën tre është rritja e konkurrencës së kompanive eksportuese në drejtim të rritjes së produktivitetit dhe inovacionit të prodhimeve, nën katër aktivitete që kanë të bëjnë me kërkesat për ndryshimin e zgjidhjeve ligjore të cilat do të mundësojnë një klimë më të mirë biznesi, të cilat ekzistojnë prej vitesh, si Ligji i Përmbarimit, tarifat parafiskale etj, të cilat duhet të hiqen nga rendi i ditës si dhe të shtohen përpjekjet për dialog më të mirë social mes partnerëve socialë”
Duke iu referuar përkeqësimit të situatës ekonomike në Europë Azeski tha se lidhur me këtë oda propozon një platformë për tejkalimin e këtyre situatave krize të cilat nuk presin.
BRANKO AZESKI, KRYETAR I ODËS EKONOMIKE
“Pavarësisht se ka sinjale pozitive, vazhdimi i aktivitetit investues të investitorëve të huaj, kompanitë vendase janë gati me kredi të lira për të nisur një proces të konsiderueshëm të aktivitetit investues, Bectel dhe Enka janë vendosur në punë, kështu që fronti është i hapur për punë të mëdha, ka edhe disa njoftime për hekurudhën,. E gjithë kjo thotë se duhet të luajmë me shumë kujdes në vitin 2025 që të mos kemi pasoja të rënda që mund të vijnë nga jashtë”.
Sa i përket rritjes së pagave dhe pensioneve, Аzeski tha se qëndrimet e Odës janë të qarta se duhet të lidhet me rritjen e bruto-prodhimit të brendshëm.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/