DAP me fushatë për ndërgjegjësimin tatimor në sektorin e turizmit, takim informues në Mavrovë
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) në Maqedoninë e Veriut po vazhdon fushatën për ndërgjegjësimin tatimor në sektorin e turizmit, me moton „Turizmi i drejtë fillon me të ardhura të deklaruara“.
Në kuadër të fushatës, më 19 tetor, në Mavrovë u mbajt një takim informues në bashkëpunim me Komunën e Mavrovës dhe Rostushës. Në takim morën pjesë punonjës të turizmit, ofrues të shërbimeve të ushqimit dhe persona që japin me qira ambiente akomodimi për periudha të shkurtra, përfshirë përmes platformave digjitale.
Gjatë takimit u diskutua për detyrimet tatimore, deklarimin e të ardhurave nga qiradhënia, punësimin e punëtorëve sezonalë dhe mënyrën e përmbushjes së obligimeve tatimore në sektorin e turizmit.
Përfaqësuesit e DAP-it theksuan rëndësinë e informimit me kohë dhe mbështetjes për tatimpaguesit, ndërsa nënvizuan se deklarimi i rregullt i të ardhurave ndihmon në krijimin e kushteve të barabarta dhe në zhvillimin e një sektori turistik më të drejtë dhe konkurrues.
Nga Komuna e Mavrovës dhe Rostushës theksuan rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet dhe bizneset turistike për përmirësimin e ofertës turistike dhe zhvillimin ekonomik lokal.

