(VIDEO) Nxënësit e klasave të katërta, pesta dhe të gjashta do të kenë tekste digjitale semestrin e dytë

(VIDEO) Nxënësit e klasave të katërta, pesta dhe të gjashta do të kenë tekste digjitale semestrin e dytë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, paralajmëroi tekstet e reja digjitale interaktive për klasat e katërta, të pesta dhe të gjashta. Ai thotë se janë të prodhuara në kuadër të fazës së parë të procesit të digjitalizimit të teksteve në arsimin fillor.

Sipas ministrit, ato do të shërbejnë si ndihmë shtesë në procesin arsimor. Shaqiri potencoi se tekstet shkollore do të vihen në përdorim nga semestri i dytë.

Jeton Shaqiri, Ministri i Arsimit dhe Shkencës

“Pjesa më e madhe e qytetarëve ishin kundër teksteve digjitale, por në të njëjtën kohë ishin për tekstet e shtypura. Por nga ajo që e dimë, edukimi dixhital dhe këto materiale, që janë multimediale, nuk janë në formë PDF, kanë kuiz, të cilat kanë aftësinë që nxënësit të kuptojnë mbi paragjykimin pas një ndodhie. Teksti që ndodhet në pjesën e librit të nxënësit do të jetë një ndihmë në mënyrë që fëmijët të kuptojnë më lehtë dhe më mirë se çfarë duhet të marrin nga kohët konkrete, dhe sot pas prezantimit pres që pas gjysmësemestrit të jenë me nxënësit”.

Ai beson se kjo mënyrë e teksteve digjitale që përmbajnë edhe kuiz do t’i nxisë nxënësit më shumë për t’i zhvilluar aftësitë dhe njohuritë e tyre. /SHENJA/

MARKETING