Pasholli: Deputetja e VMRO-DPMNE-së deklaroi se ka përfunduar koha e Marrëveshjes së Ohrit

Pasholli: Deputetja e VMRO-DPMNE-së deklaroi se ka përfunduar koha e Marrëveshjes së Ohrit

Deputetja e BDI-së, Arban Pasholli, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka zbuluar një deklaratë të një deputeteje të VMRO-DPMNE-së, e cila, sipas saj, gjatë një takimi me Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare në Kuvend, ka thënë se koha e Marrëveshjes së Ohrit ka përfunduar.

Ajo theksoi se këtë qëndrim nuk e kishte shprehur ndonjë përfaqësues i VLEN-it, por një deputete e VMRO-DPMNE-së.

“T’ju jap një informacion tjetër. Në takimin me Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare që patëm në Kuvend, një prej temave ishte edhe kjo çështje. Nëse dëshironi, mund ta hapim edhe në Komitetin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. Edhe njëra prej deputeteve të VMRO-DPMNE-së tha: ‘Ka përfunduar koha e Marrëveshjes së Ohrit, është arritur qëllimi dhe ka ardhur koha e meritokracisë’. Nuk ishte asnjë prej përfaqësuesve të VLEN-it që e dha këtë deklaratë, por e dha deputetja e VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Pasholli.

MARKETING