(VIDEO) Një pjesë e pacientëve lëshohen në shtëpi, 4 në gjendje kritike

(VIDEO) Një pjesë e pacientëve lëshohen në shtëpi, 4 në gjendje kritike

Për të lënduarit më rëndë në tragjedinë në Koçan do të duhet rehabilitim më afatgjatë dhe më profesional. Prandaj ata sipas ministrit të Shëndetësisë Arben Taravarit, mund të dërgohen për të vazhduar trajtimin në ndonjë shtet evropin. Nga pacientët që po mjekohen jashtë vendit, ministri u shpreh se 3 mbeten në gjendje kritike, por në përgjithësi gjithë ata që janë dërguar jashtë vendit janë në gjendje më të rëndë dhe me shkallë djegjeje të dytë dhe të tretë. Përndryshe, në vend po kurohen 27 pacientë sepse 12 sot janë lëshuar për mjekim shtëpiak, kurse 1 pacient kthehet nga Serbia.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

Disa pacientë janë në gjendje të vështirë që janë në shërim jashtë shtetit, diku edhe komplikohet situata, por të shpresojmë se do të jepet maksimumi që të shpëtohet jeta e tyre. Gjithashtu kemi paralajmërime prej disa vende të Evropës Perëndimore që janë të gatshëm të pranojnë disa pacientë që do të kenë nevojë për rehabilitim pak më të gjatë. Me siguri shërimi i tyre do të zgjas me muaj”.

Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski tregoi se personat e lënduar kanë djegje nga zjarri nga 50-80%.

Hristijan Mickoski, kryeministër 2

Nga ato pothuajse 200 të lënduarit të cilët pjesa më e madhe e tyre kanë djegje nga 50-80%, por edhe krahas gjendjes së vështirë, të gjithë për momentin janë në gjendje stabile, edhe pse kemi 5 ose 6 raste që janë në gjendje kritike, por po luftojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë për shëndetin e tyre”.

Për 21-vjeçarin Jovan Kostadinov i cili bëri gjest heroik duke shpëtuar 21 persona nga diskoteka e cila po digjej, drejtori i Klinikës së Toksikologjisë Andon Çibishev tregoi se ai ka qenë i hospitalizuar në Toksikologji për shkak të problemeve me mushkëritë, por pas terapisë 7 ditore, ai është lëshuar në shtëpi.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING