(VIDEO) Një 60-të vjeçar nga Kumanova ka vdekur nga Covid-19

(VIDEO) Një 60-të vjeçar nga Kumanova ka vdekur nga Covid-19

Një 60 vjeçar ka ndëruar jetë si pasojë e COVID-19, kanë njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Nga ky institucion sqarojnë se nga data 20 deri më 26 janar është raportuar për një vdekje dhe është regjistruar një rast i ri pozitiv në Strugë.

ISHP

Bëhet fjalë për një pacient mbi 60 vjeç, i cili kishte sëmundje shoqëruese dhe ndërroi jetë në spital. Personi është vaksinuar kundër COVID-19 me 2 doza vaksine (doza e fundit më shumë se 3 vjet më parë). Është regjistruar një rast i ri pozitiv, një më pak se javën e kaluar”.

Nga ISHP thonë se deri më 26 janar 2025 janë regjistruar gjithsej 14 persona të infektuar dhe se numri i personave të prekur nga COVID-19 në janar 2025 është 2.3 herë më i lartë se në dhjetor të vitit 2024. Ata rekomandojnë respektim të masave bazë për parandalimin e COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera infektive të rrugëve të frymëmarrjes.

ISHP

Vaksinimi mbetet një masë specifike parandaluese që siguron mbrojtje kundër formave të rënda të sëmundjes, megjithëse ky efekt mbrojtës zvogëlohet me kalimin e kohës. Rekomandimi për vaksinimin e individëve me rrezik të lartë të sëmundjeve të rënda si p.sh. të moshuarit vazhdon”.

Sa i përket gripit sezonal nga ISHP thonë se javët e fundit ka pasur rritje të numrit të personave të prekur nga gripi . Ata theksojnë se gjendja nuk është alarmante sespe spitalet nuk janë të mbingarkuara me pacientë dhe nuk ka paceintë me komplikime të rënda nga virusi.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING