Agjencia britanike e sigurisë detare: Anije goditet nga një predhë e panjohur në brigjet e Omanit

Agjencia britanike e sigurisë detare: Anije goditet nga një predhë e panjohur në brigjet e Omanit

Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) ka bërë të ditur se një anije është goditur nga një predhë e paidentifikuar në brigjet e Omanit, duke dëmtuar anën e saj të djathtë, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Sipas një njoftimi të lëshuar nga agjencia, incidenti ndodhi nëntë milje detare në verilindje të Limas, në Oman, të dielën në orën 20:20 GMT.

“Kapiteni raporton se anija është goditur nga një predhë e panjohur, e cila ka shkaktuar një vrimë në anën e djathtë të saj”, tha UKMTO.

Anija dhe ekuipazhi i saj raportohet se janë të sigurt, ndërsa nuk është regjistruar asnjë ndikim në mjedis.

Agjencia nuk e identifikoi anijen dhe nuk bëri të ditur se kush ishte përgjegjës për sulmin.

UKMTO njoftoi se autoritetet po hetojnë incidentin dhe këshilloi anijet që kalojnë nëpër këtë zonë të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

MARKETING