(VIDEO) Një 37-vjeçar po hetohet për vra’sje

(VIDEO) Një 37-vjeçar po hetohet për vra’sje

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër një personi për vepër penale – Vrasje. Ndërkaq, për një person tjetër ka filluar procedura për shkak të dyshimeve për dhënien e ndihmës për kryerjen e veprës penale. Në njoftim të prokurorisë, thuhet se motivi i kësaj vrasje është për çështje të pazgjidhura të borxhit.

Prokuroria Themelore Publike Shkup

Më 10 dhjetor, në fshatin Mirkovc, tashmë i dyshuari 37-vjeçar me dashje ka tentuar t’i marrë jetën një personi, dhe motivi i tij ka qenë padurimi i mëparshëm i ndërsjellë për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura debitore-kreditore. Ai ka shkuar në shtëpinë e viktimës, ku para derës ka nxjerrë një armë zjarri – armë dhe ka gjuajtur një plumb në drejtim të viktimës, por nuk ka arritur ta godasë atë”.

Sipas njoftimit të prokurorisë, plumbi ka përfunduar në murin ngjitur me kornizën e derës së përparme, në lartësinë e gjoksit të viktimës, i cili menjëherë kur ka vërejtur armën është tërhequr brenda shtëpisë dhe ka mbyllur derën e përparme, e cila mbyllet automatikisht. Tutje siç thanë nga prokuroria i dyshuari ka filluar të trokasë dhe shkelmojë derën e mbyllur të hyrjes dhe pasi nuk ka arritur të hyjë në shtëpi, është larguar nga vendi së bashku me personin që dyshohet se e ka ndihmuar për të shmangur zbulimin pas kryerjes së krimit.

Prokurori publik, duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore, ka propozuar që autorit të dyshuar të vrasjes në tentativë t’i caktohet masa e ndalimit. Me vendim, Gjykata Themelore Penale Shkup caktoi masën e kërkuar të paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING