(VIDEO) Nis ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë

(VIDEO) Nis ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë

 

MARKETING

Description of image

Në praninë e kryeministrit Hristian Mickoski, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, krerëve të tjerë shtetëror dhe përfaqësues europian sot kanë filluar punimet ndërtimore për fazën e dytë të autostradës Shkup–Bllacë, në gjatësi prej 10,5 kilometrash, e cila pritet të përfundojë brenda 4 viteve dhe të lidhet me 1,5 kilometrat e autostradës tashmë të ndërtuar pranë Pikës Kufitare Bllacë. Sipas autoriteteve në autostradë do të ndërtohen 5 tunele, 8 ura, 11 nënkalime, 4 galeri dhe 9 mure mbajtëse. Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij tha se pas më shumë se 20 vitesh, ky projekt po bëhet realitet dhe se pret që shumë shpejtë të shohim progres të konsiderueshëm të punimeve në terren dhe që projekti të realizohet në kohë rekord.

HRISTIJAN MICKOSKI KRYEMINISTËR

Mesazhi i dytë që dua të përcjell sot është se këtu nuk do të ndalemi. Shumë shpejt, që nga sot, do të vazhdojmë me një tjetër segment, pjesë e Korridorit 8. Shpresoj që shumë shpejt nga sot të jemi dëshmitarë të një ngjarjeje të tillë, e cila do t’i lidhë Bukojçanin dhe Kërçovën. Me këtë do të krijohen kushte që në territorin e shtetit të ndërtohen 6 segmente autostrade, diçka që deri më tani, në të kaluarën, nuk ka ndodhur kurrë”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se çdo kilometër i ri rruge është investim në jetën e qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve dhe se do t’u jep mundësi bizneseve për të lëvizur mallrat dhe për të krijuar partneritete të reja.

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Autostrada Shkup – Bllacë, me 5 tunele, 8 ura e 8 galeri do ta forcojë shumë më tepër lidhjen infrastrukturore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Por rëndësia e saj shkon përtej infrastrukturës, përveq se do të shkurtohet distanca, do të lehtësohet lëvizja dhe do të krijohen mundësi të reja bashkëpunimi për qytetarët dhe ekonomitë e dy vendeve tona”.

Zëvendëshefi i delegacionit të BE-së në RMV Ben Nupnau tha se prioritetet strategjike të BE-së janë në investime konkrete nëpërmjet autostradave standarde dhe ngritja e kësaj lidhje në mes Kosovës dhe RMV-së lidh edhe rajonin me rrjetet europiane të transportit.

BEN NUPNAU ZËVENDËS SHEF I DELEGACIONIT TË BE-SË NË RVM

Kontributi i BE-së nuk është vetëm nuk është vetëm financiar por është mbështetje e plotë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta për lidhjen e Ballkanit me lidhjen e transportit Europian, mbështetje në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, krijimin e mundësive të mira për bizneset dhe individët. Lidhjet transportuese na mundësojnë të lëvizim pa ndërprerje”.

Financimi i projektit është siguruar përmes kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 167,6 milionë eurosh, një granti nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 30,82 milionë eurosh, fondeve nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore për shpronësimin, si dhe fondeve grant për kompanitë projektuese “Hill International” dhe “ADT Omega”.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING