(VIDEO) Nis dorëzimi në institucione i dëshmive për Koçani

(VIDEO) Nis dorëzimi në institucione i dëshmive për Koçani

Iniciativa “Kush është i radhës” nga dita e sotme kanë  filluar paraqitjen në faza të kërkesave të tyre bazuar në tragjedinë e Koçanit ku humbën jetën 61 persona. Ata thanë se do të fillojnë me një dorëzim formal në arkivin e të gjitha institucioneve që e konsiderojnë veten kompetente për zbatimin e kërkesave. Ata sot kanë dorëzuar kërkesën e tyre të parë për vendosjen e të ashtuquajturit “E-inspektorati”, në të cilën thonë se do të futen të gjithë procesverbalet e inspektimeve të kryera. Synimi i tyre është siç thonë ata që të gjithë të dinë nëse një objekt hotelerie është i sigurt apo jo.

UMEJR MUHAMEDI NGA INICIATIVA “KUSH ËSHTË I RADHËS

“Do të jetë një faqe ku secili prej nesh do të mund të shkruajë emrin e subjektit, vendin ku planifikojnë të pinë kafe, të argëtohen, e kështu me radhë, dhe me këtë do të publikohen të gjitha dokumentet, të gjitha inspektimet , qofshin pozitive apo negative, të gjitha do të publikohen në atë faqe”.

Ata thonë se janë të gatshëm të ndihmojnë qeverinë në zbatimin e “e-inspektorit”, por kanë edhe kërkesa të tjera, veçanërisht në fushën e drejtësisë, të cilat do t’i paraqesin në faza.  “Sistemi harron, ne jo” nën këtë moto, ata paralajmëruan një tjetër protestë që do të mbahet ditën e nesërme, në të cilën do të kërkojnë drejtësi dhe transparencë për të gjitha rastet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING