(VIDEO) Nikollovski: Përparësi e kemi hekurudhën e shpejtë në drejtim të Greqisë

(VIDEO) Nikollovski: Përparësi e kemi hekurudhën e shpejtë në drejtim të Greqisë

Prioritet numër një për këtë Qeveri është ndërtimi i hekurudhës së shpejtë Shkup-Selanik me shpejtësi prej 200 km në orë, që është pjesë e korridorit 10, i cili ndjek vijën në drejtim të Greqisë dhe të Serbisë. Kështu u lavdërua zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski përmes një video nga takimit ministror i ministrave të Transportit të Bashkimit Evropian. Por, pëmendi se po punojnë edhe për Korridorin 8, cili shkon në drejtim të Shqipërisë dhe të Bullgarisë.

MARKETING

Description of image

Aleksandar Nikolloski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve

Fillimisht theksova se në lidhje me linjat ajrore, kemi politikë të re për subvencionim, përmes të cilës pres që vitin e ardhshëm të sjellë destinacione të reja nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit, por edhe diku rreth 20% më shumë udhëtarë dhe sa më shumë turistë në Maqedoni. Për qytetarët e Maqedonisë do të thotë më shumë mundësi të udhëtojnë jashtë vendit”.

Sa i përket ndërtimit të autostradave, ai tha se deri në fund të vitit do të kemi përfunduar autostradën e shpejtë Kumanovë – Kriva Pallankë si dhe autostradën Prilep – Gradsko, që sipas tij do të lehtësojë dukshëm komunikacionin.

Po punohet intensivisht, sipas Nikollovskit në Ohër – Kërçovë dhe se në periudhën e ardhshme do të punohet edhe në Kërçovë – Bukojçan, në Bukojçan – Gostivar, në Gostivar – Tetovë si dhe në Prilep – Manastir.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING