(VIDEO) Nga sot nis procesi i verifikimit të Listës Zgjedhore

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po bën përgatitjet e fundit për realizim të suksesshëm të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 19 tetor. Nga KSHZ-ja kanë njoftuar se lista zgjedhore ka dalë në shqyrtim publik dhe qytetarët mund të verifikojnë nëse janë pjesë e listës, deri më 11 shtator.
Anëtarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ditmire Shehu ka thënë se procesi i verifikimit të të dhënave është shumë i rëndësishëm prandaj qytetarët sipas saj, duhet të kontrollojnë nëse janë pjesë e listës.
Shehu ka njoftuar se të gjitha ndryshimet në listë mund të bëhen deri më 11 shtator dhe pas përfundimit të afatit, lista zgjedhore nuk mund të përmirësohet.
DITMIRE SHEHU – ANËTARE E KSHZ-SË
”Mbasi të kaloj ky afat nuk do të mund të bëjmë ndryshim dhe plotësim të listës zgjedhore, prandaj në bazë të nenit 49-të, paragrafi katër të kodit zgjedhor u bëjmë thirrje publike të gjithë qytetarëve për kontroll të të dhënave në listën zgjedhore”
Nëse janë ose nuk janë pjesë e listës qytetarët mund ka verifikojnë duke shënuar të dhënat personale në web faqen e internetit www.izbirackispisok.gov.mk ose në njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve. Verifikimi mund të bëhet deri më 11 shtator. Nëse nuk jeni të regjistruar ose jeni të regjistruar me të dhëna të tjera nga ato që i keni në dokumentin tuaj të identifikimit mund të reagoni për të kërkuar ndryshim në njësitë dhe zyrat rajonale të KSHZ-së.
Mevludin Imeri /SHENJA/