(VIDEO) Nga muaji mars pensionet rriten për 8.4 për qind

(VIDEO) Nga muaji mars pensionet rriten për 8.4 për qind

Pensionet në muajin mars do të rriten për 8.4%, kanë njoftuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe invalidor parasheh një mënyrë të re të harmonizimit të pensioneve, ku gjatë llogaritjes merren parasysh rritja e kostos së jetesës dhe rritja e pagës mesatare. Kjo metodë e harmonizimit të pensioneve mundëson një rritje reale të pensioneve në raport me pagat, pra me rritjen e pagës mesatare, do të vazhdojnë të rriten edhe pensionet. Korrigjimet e pensioneve bëhen sipas lëvizjes së indeksit të kostos së jetesës në vlerë prej 50% dhe rritjes së pagës mesatare të paguar për të gjithë të punësuarit në Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 50%.

MPPS

“Harmonizimi i pensioneve të shtatorit që u paguan me modelin e kombinuar -50% rritje të pagës mesatare dhe 50% rritje të kostos së jetesës, pra përshtatja ishte në masën 6.8% (rritja në paga 6.6% dhe rritja e kostos së jetesës 6.9%) me të cilën pensioni mesatar u rrit nga 16.348 denarë në 17.666 denarë”.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sqarojnë se harmonizimi i pensioneve të muajt mars sipas metodologjisë do të rritet për 8.4% (rritja e pagave 6.1% dhe rritja e shpenzimeve për jetesë 10.6%), me çka pensioni mesatar do të rritet nga 17.666 në 19.150 denarë.

Me vendim të qeverisë edhe paga minimale, nga muaji mars është rritur për rreth dy mijë denarë, nga 18 mijë denarë në 20 mijë e 175 denarë.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

 

MARKETING