(VIDEO) Nga fillimi i vitit kompanitë teknologjike kanë punësuar rreth 5000 qytetarë

(VIDEO) Nga fillimi i vitit kompanitë teknologjike kanë punësuar rreth 5000 qytetarë

Numri i punonjësve në zonat teknologjike të zhvillimit industrial në muajin prill shënoi sërish rritje dhe arriti në 16700. Kjo është 15 për qind më shumë se prilli i vitit 2022, përkatësisht 20 për qind më shumë se në vitin 2021, thuhet në analizën e rregullt mujore të Drejtorisë së Zonave Teknologjike të Zhvillimit Industrial. Vetëm që nga fillimi i vitit, njoftuan sot nga Drejtoria, në kompanitë e tyre janë të punësuar rreth 500 qytetarë.
DREJTORIA PËR ZONAT TEKNOLOGJIKE TË ZHVILLIMIT INDUSTRIAL
“Vazhdon edhe rritja e eksporteve, të cilat deri në prill arritën në 1230 miliardë euro. Vetëm në muajin prill kompanitë në ZTZHI realizuan eksporte prej 277 milionë eurosh, që është 12% më i lartë krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Ndërsa importi në katër muajt e parë të vitit ka arritur mbi 1 miliard euro”.
Për shkak të zhvillimeve të tilla ekonomike, theksojnë ata, vazhdon trendi pozitiv i rritjes së eksporteve neto, i cili për muajin prill është 20.5 %. Analiza vjetore e ZTZHI tregoi se kompanitë në zonat teknologjike kanë paguar 35% më shumë mjete në Buxhetin e Shtetit në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021. Të dhënat në analizën e bërë në bazë të llogarive përfundimtare nga kompanitë tregojnë gjithashtu se ato kanë arritur një nivel të fitimit neto 10% më të lartë krahasuar me një vit më parë, një pjesë e të cilit është përfshirë edhe në Buxhet.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING