(VIDEO) Nga 1 janari, targat e regjistrimit me shenjën NMK janë të detyrueshme

(VIDEO) Nga 1 janari, targat e regjistrimit me shenjën NMK janë të detyrueshme

Nga një janari i vitit 2025 të gjithë automjetet e vendit duhet të posedojnë mbishkrimin “NMK” në targat e tyre. Nga ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se afati për ndërrimin e targave me të reja apo për vendosjen e një afishe NMK në to është 31 dhjetori i këtij viti.

GOCE ANDREVSKI, ZËDHËNËS I MPB-SË

“Kjo do të thotë që targat me katër numra që përmbajnë shenjën MK dhe targat me tre numra që nuk përmbajnë shenjën MK duhet të ndërrohen me targa të reja që përmbajnë markën kombëtare “NMK” ose të vendoset një ngjitëse”.

Ngjitëset “NMK” mund të sigurohen në të gjitha stacionet e kontrollit teknik.

Rikujtojmë që deri në shkurt të këtij viti ka pasur obligim ligjor për ndryshimin e të gjitha dokumenteve personale në të cilat emri Republika e Maqedonisë duhet të zëvendësohet me emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, i cili rrjedh nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë.

Ndërkaq në shkurt të këtij viti, Ministria e Punëve të Brendshme e ka zgjatur afatin për ndërrimin e shenjave në targa, si dhe të patentë shoferëve me Maqedoninë e Veriut, pasi Qeveria ka propozuar ndryshime në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, të cilat u miratuan në parlament.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING