(VIDEO) Nëse “ngrin” çmimi i bukës, bukëpjekësit nuk do të bëjnë bukë

(VIDEO) Nëse “ngrin” çmimi i bukës, bukëpjekësit nuk do të bëjnë bukë

Pas shpalljes së vendimit për ngrirjen e çmimit të bukës, bukëpjekësit njoftuan mbylljen e fabrikave dhe ndërprerjen e prodhimit të bukës. Këtë e bëri të ditur Goran Malishiq, kryetari i Grupit të industrisë së fabrikave të bukës në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, pas takimit të sotëm të anëtarëve të grupit, ku kanë vendosur unanimisht ndërprejn e prodhimit të bukës.

Goran Malishiq

“Është marrë një vendim nga të gjithë, njëzëri, se ditën kur vendimi për ngrirjen e çmimit të bukës do të publikohet në Gazetën Zyrtare, të nesërmen ne do të ndalojë prodhimin e bukës”

Malishiq theksoi se secila kompani ka llogaritjet e veta, kostot e veta hyrëse në prodhimin e bukës dhe se askush nuk po I detyron qytetarët të blejnë bukë më të shtrejtë dhe se ata kanë zgjedhje që të blejnë bukë sipas mundësive të tyre.

Goran Malishiq

“Me këtë vendim dëmtohet biznesi, nuk shikohet e gjithë pasqyra, por vetëm çmime të caktuara. Ne nuk jemi kundër masës, nëse qeveria e miraton atë. Ka një model që qeveria të vendosë çmim social për bukën, për të plotësuar nevojat e popullatës duhet të gërmohet thellë në xhepat e tyre”

Ai më tej sqaroi se për dy vite kanë qenë të përgjegjshëm  dhe nëse tani punojnë me çmime të ngrira do të shkojnë në humbje. Ai përkujtoi se në periudhën e kaluar ka pasur vendime të shumta që kanë rezultuar me humbje në aktivitete, por shtoi se janë të gatshëm për negociata.

Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dy ditë më parë paralajmëroi se nga një marsi do të “ngrijë” çmimi i bukës, dhe se buka që peshon 450 gramë nuk mund të shitet më shumë se 33 denarë. Bekteshi tha se masa do të jetë e vlefshme për aq kohë sa është në interes të qytetarëve.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING