(VIDEO) Nëntë vjet me televizionin Shenja, nëntë vjet për ju pa asnjë dezinformatë
TË SAKTË
TË SHPEJTË
TË DREJTË
TV SHENJA 9 VJET ME JU
SOT 9 VJET MË PARË FILLUAN TRANSMETIMET E TV SHENJA. NJE SHTEPI MEDIATIKE E CILA FITOI BESIMIN E TE GJITHE QYTETAREVE.
Sot bëhen 9 vite kur Maqedonisë së Veriut iu shtua një dritare e saktë e informimit e dalluar për nga cilësia dhe profesionailzmi në punë. Gjatë këtyre viteve, ky televizion ka arritur të bëhet një pjesë e pandashme e përditshmërisë së shumë shikuesve dhe ka fituar besimin e një publiku të gjerë. Për 9 vite TV SHENJA, ishte zëri i qytetarëve, zëri I të shtypurve, zëri të drejtëve, zëri I të varfërve dhe zëri i fëmijëve.
9 vjet më parë, kur ky televizion nisi rrugëtimin e tij, sfidat ishin të shumta. Të krijosh një platformë mediatike në një treg konkurrues, nuk është detyrë e lehtë. Por, duke qëndruar besnik ndaj misionit të tij, televizioni shenja ka arritur të fitoj besueshmëri të plotë. Kjo është arritur falë angazhimit dhe përkushtimit të stafit, që kanë punuar çdo ditë për të ofruar përmbajtje cilësore.
Staf i cili këto 9 vite punë i përshkruan kështu.
Shumë zhvillime, shumë ngjarje, terene sakrifikuese, netë të vona në punë, për të gjitha ky ekip eshte perpjekur të mbajë një standard të lartë cilësie në përmbajtjen e prodhuar, duke u munduar gjithmonë të siguroj informacione të sakta, të paanshme dhe të dobishme për publikun.
Një nga sfidat kryesore për televizionin SHENJA mbetet ruajtja e besueshmërisë dhe integritetit në transmetimin e lajmeve.
TV SHENJA vazhdon të jetë Zëri më I fuqishëm I qytetarëve të vendit.
SHENJA, GODET NË SHENJË
Medina Ajeti Ali /SHENJA/