(VIDEO) Në prag të Bajramit, tregjet dhe butiqet plot me qytetarë

(VIDEO) Në prag të Bajramit, tregjet dhe butiqet plot me qytetarë

Në prag të festës së Fitër Bajramit, qytetarët kanë vërshuar tregjet dhe butiqet, për t’u përgatitur për këtë festë. Sikurse qytetarët ashtu edhe tregtarët ankohen për çmime të larta, ata deklarojnë se pavarësisht çmimeve të larta duhet patjetër për t’i blerë gjërat kryesore, sikurse ëmbëlsira, produktet e mishit dhe rroba për fëmijët.

QYTETAR

“Po, jemi përgatitur ngadalë-ngadalë, kemi blerë naj arrë, naj kore për bakllava që t’i gëzojmë fëmijët, ta gëzojmë të gjithë familjen. Çmimet ishin shtrenjtë pak, po çfarë të bëjmë duhet me ble për Bajram mi gëzu fëmijët, çfarë të bëjmë për të varfëritë është shumë vështirë”

QYTETAR

“Jemi përgatitur, çmimet pak a shumë janë ngritur, qysh është standardi i jetesës janë çmime të larta, varet tash kush qysh i kanë pagat, për ato që i KON pagat mesatare çmimet janë shumë të larta, në përgjithsi janë ngritur çmimet 100 përqind, të gjitha produktet janë ngritur”

Ndërkohë, tregtarët deklarojnë se kriza aktuale ndikon edhe në interesimin e qytetarëve.

TREGTARË

“Interesimi është i vogël sepse nuk kanë popullata para, çmimet janë të larta, secili me një rrogë nuk mundet me ble, ku ti qon përpara ato para, çka me ble përpara, 1 kg domate 100-120 denarë, por çfarë mundesh të bëjshë me një kilogram”

TREGTARË

“Shumë dobët, skamja e bënë të vetme, çmimet janë shumë të larta dhe popullata jan dobët me financa dhe për këtë arsye ka pak shitje, nuk janë të kënaqur as popullata as ne tregtarët”

TREGTAR

Tregtarët thonë se interesimi i qytetarëve për të blerë produkte është rritur pak tash në prag të festës së Bajramit.

“Çmimet janë të larta, interesim ka shumë, por nuk kanë para, shumë shtrejtë, problemi është se domatet paten çmim stabil para kësaj situate, shkun vet në kufi atje sedi se çfarë bënë edhe inspeksioni kanë shkuar në Kvantashki në magazin-magazin edhe nuk kanë guxuar që të ngarkojnë, në vend që ti ngrijnë çmimet ato i hipen në 200 denarë, ndërsa 80 denarë ishte para kësaj krize”.

TREGTAR

“Ka pak shitje, iteresimi normal tash festë duhet të blehet, koha është për të blerë, çmimet janë pak shtrenjtë, por çfarë të bëjmë ajo është. Dallimi është shumë i madh, sivjet është çmimi më i shtejtë, nuk kemi prodhim tonin, kjo është poenta krejt”

Ankesë për çmim të lartë kishte edhe një qytetare e cila kishte dalur për të blerë rroba.

QYTETARE

“Ja dola diçka për të blerë, çmimet shumë të larta aq sa sban”

Njejtë deklaroi edhe një shitës i tekstilit

QYTETAR

“Për momentin sivjet është më mirë, ka interesim për të blerë rroba më shumë, por çmimet janë të larta sivjet, por tash edhe ne skemi çfarë të bëjmë”

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING