(VIDEO) Në orën 19:00 skadon afati për ankesa për zgjedhjet

(VIDEO) Në orën 19:00 skadon afati për ankesa për zgjedhjet

Ende janë të vlefshme afatet për ankesa në Komisionin Shtetoror të Zgjedhjeve, të cilat mund t’i parashtrojnë kandidatët për president të shtetit, për prcedurën e votimit dhe grumbullimin e rezultateve. Në orën 19:00 në mbrëmje skadon afati për dorëzimin e ankesave, pas së cilës KSHZ duhet të marrë vendim në afat prej 72 orëve.

Ndërsa, nëse kandidatët nuk janë të kënqur nga vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kanë të drejtë padie në Gjykatën Administrative, e cila në afat prej 48 orëve pas pranimit të ankesave duhet të marrë vendime në ldhje me ato.

Rezultatet e para zyrtare që dje i publikoi KSHZ tregojnë se në rrethin e parë të votimit kanë votuar 905.971 qytetarë, respektivisht 49.93 për qind, prej të cilëve numri i vlefshëm i votave ishte 881.271, ndërsa numri i votave të pavlefshme ishte 24.562.

Në bazë të rezultateve të fundit, dallimi mes kandidatit të Frontit Evropain, Bujar Osmani dhe kandidatit të opozitët shqiptare, Arben Taravari është mbi 37 mijë vota, ndërsa dallimi mes Gordana Silajovska Davkova, kandidates së VMRO-DPMNE-së, dhe presidentit aktual ishte mbi 180 mijë vota më shumë për Davkovën.

Në lidhje me tre vendvotimet në rajonin e Kumanovës, ku procesi i votimit ditën e mërkur ishte ndërprerë më shumë se tri orë, nuk do të përsëritet, pasi sipas KSHZ kjo nuk ndikon në rezultatet përfundimtare, ndërsa do të shkarkohen këshillat zgjedhor në këto vendvotime. Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING