(VIDEO) Ndodh sërish! Biden rrëzohet në një ceremoni diplomimi në Kolorado

(VIDEO) Ndodh sërish! Biden rrëzohet në një ceremoni diplomimi në Kolorado

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka rënë në skenë, teksa shpërndante diploma për studentët e Akademisë së Forcave Ajrore në Kolorado.

Biden u pengua dhe ra në gjunjë, por arriti të ringrihej me ndihmën e zyrtarëve të Forcave Ajrore. Ky incident ka ngjallur shqetësime për shëndetin e tij.

Pamjet bënë xhiron e botës, ku u komentua nga shumë mbështetës të tij.

Shtëpia e Bardhë ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shkruan se “ Presidenti është mirë. U pengua nga një thes me rërë në skenë’.

Kjo nuk është hera e parë që Biden të rrëzohet, kujtojmë që në vitin 2021, ra nga shkallët e një avioni, apo edhe u rrëzua duke i dhënë biçikletës.

Edhe pse tashmë 80 vjeç, Biden ka shpalosur sërish kandidaturën e tij për presidencialet e vitit 2024 në SHBA. Përballë tij do të jetë ish-presidenti Donald Trump.

MARKETING