(VIDEO) Ndërtimtaria me rritje rekorde për 22 %

(VIDEO) Ndërtimtaria me rritje rekorde për 22 %

Ndërtimtaria në tremujorin e dytë ka rritjen më të lartë historike prej 22%, që tregon se projektet kapitale po punohen me dinamikë të fortë, ka deklaruar ministri I transportit Aleksandar Nikolloski. Ai tha se kjo rritje në ndërtimtari është më e larta në histori dhe se kjo është një rritje jashtëzakonisht e lartë dhe një rritje që nuk është fenomen vetëm për tremujorin e dytë, por është një vazhdimësi që nga viti i kaluar.

ALEKSANDAR NIKOLLOSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT

Në vitin 2024, vendosëm themelet, bazën, ngritëm projektet dhe që nga viti 2025 kemi parë zhvillim të fortë në sektorin e ndërtimit. Çdo tremujor është larg, larg mbi mesataren e mëparshme. Ky është tremujori historikisht më i lartë, tremujori më i lartë”.

Nikolloski theksoi se punimet ndërtimore me vlerë 242 milionë euro kanë përfunduar në terren vetëm për tre muaj. Ministri tha se ndërtimtaria po bëhet motori kryesor i ekonomisë dhe se ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në periudhën e ardhshme, të realizojnë edhe disa projekte të tjera që do të nënkuptojnë rritje serioze në ndërtim, dhe me këtë edhe në produktin e brendshëm bruto.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING