Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka interceptuar një raketë ludnruese të Huthive mbi Khamis Mushait

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka interceptuar një raketë ludnruese të Huthive mbi Khamis Mushait

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen njoftoi të dielën se ka interceptuar dhe shkatërruar një raketë lundruese të lëshuar nga grupi Huthi në drejtim të qytetit Khamis Mushait, në jugperëndim të Arabisë Saudite, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

“Një raketë lundruese e lëshuar nga milicia Huthi në drejtim të Khamis Mushait është interceptuar dhe shkatërruar”, deklaroi zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Maliki, në platformën sociale amerikane X.

Më herët të dielën, Maliki tha se forcat e koalicionit kishin interceptuar dhe shkatërruar gjithashtu një raketë balistike dhe dy dronë të lëshuar nga Huthit në drejtim të Riadit.

Zhvillimet vijnë në mes të përshkallëzimit të armiqësive, të shoqëruara me sulme ndaj infrastrukturës së aviacionit dhe energjisë në Arabinë Saudite, si dhe me sulme të koalicionit ndaj pozicioneve të Huthive në Jemen.

Arabia Saudite udhëheq që nga viti 2015 një koalicion ushtarak që mbështet qeverinë e Jemenit të njohur ndërkombëtarisht kundër Huthive.

Grupi kontrollon kryeqytetin Sana dhe pjesë të tjera të vendit që nga viti 2014.

MARKETING