(VIDEO) Ndërron jetë edhe një i lënduar nga tragjedia në Koçan

Ndërron jetë edhe një i lënduar nga tragjedia në Koçan, duke e çuar numrin e personave të vdekur në 62. Njëzet e katër vjeçari Stojançe Stefanov, po mjekohej në Beograd,i cili ka qenë i intubuar dhe në gjendje kritike gjatë muajit të kaluar. Ai kishte djegie 27 për qind të trupit dhe lëndime serioze nga thithja e tymit.
Shkaku i vdekjes së tij sipas zëvendës ministrit të Shëndetësisë Jovica Andonovski ka qenë kombinimi djegjes së shkallës së dytë dhe dëmtimi i rrugëve të frymëmarrjes si dhe dëmtimi i rëndë i mushkërive.
Jovica Andonovski, zv/ministër i Shëndetësisë
“Në VMA është operuar më 4 prill dhe është vendosur në aparat ECMO, i cili oksigjenon gjakun përmes një makinerie për shkak të thithjes së tymit. Por, për shkak të seriozitetit të plagëve, gjatë shumicës së qëndrimit në spital ka qenë në gjendje të paqëndrueshme dhe me gjendje të rëndë të përgjithshme”.
Pacienti kishte ndërruar jetë sot rreth orës 11:00.
Andrijan Kartalov, anasteziolog
“Nga informacionet që i kemi pasur me eikpin në Beograd, pacienti që nga fillimi ka qenë në gjendje kritike, në ventilim mekanik, për të cilin pas përkeqësimit të gjendjes së tij 20 ditë pacienti ka qenë në oksigjenimi i membranës ekstrakorporale. Përkeqësimi ka nisur orët e para të mëngjesit, pastaj pacienti I është dorëzuar plagëve dhe rreth orës 11 ka ndërruar jetë”.
Në gjendje kritike janë edhe dy pacientë.
Jashtë vendit po mjekohen 45 pacientë. Sipas Andonovskit, sot kthehet një pacient nga Selaniku dhe do të vendoset në Klinikën për Kirurgji Plastike. Nesër pritet edhe një pacient nga Nishi i Serbisë. Në vend po mjekohen 5 pacientë.
Emine Ismaili /SHENJA/