(VIDEO) Ndalohet lëvizja në pyje, kush kapet dënohet me dy mijë euro

(VIDEO) Ndalohet lëvizja në pyje, kush kapet dënohet me dy mijë euro

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, njoftojnë se me kërkesë të NP-së “Pyjet Kombëtare”, ka dhënë pëlqimin për vendosjen e ndalimit të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore. Pëlqimi i tillë, siç njoftuan ata, jepet në përputhje me nenin 57, paragrafi 3 i Ligjit për Pyjet, për shkak të rrezikut të shtuar dhe parandalimit të zjarreve në pyje dhe në hapësirë ​​të hapur. Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje ka hurë në fuqi që sot- 15 korrik dhe do të zgjasë deri në ditën kur kjo masë do të tërhiqet. Ndalesa e lëvizjes nëpër pyje është në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.

MINISTRIA E BUJQËSISË

Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje do të zgjasë deri në vlerësimin se rreziku i zjarreve në pyje është ulur. Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me miratim me shkrim të lëshuar nga filialet e NP Pyjet Kombëtare.

 

Për mosrespektim të kësaj ndalese të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore, personat fizikë të cilët do të kapen duke lëvizur në pyje dhe tokë pyjore, në pajtim me nenin 106 të Ligjit për pyje, do të dënohen me gjobë prej 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë të denarit.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING