(VIDEO) Ndalohen punimet në lokacionin ku u zbuluan artefakte

(VIDEO) Ndalohen punimet në lokacionin ku u zbuluan artefakte

Autoritetet shtetërore deklaruan se nuk do të lejohen punime në lokalitetin ku janë zbuluar gjurmë arkeologjike në Komunën e Karposhtit në Shkup. Në këtë lokacion tashmë është vendosur shiriti i verdhë nga Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike Arian Asllanaj, deklaroi se përderisa nuk do të përfundojnë gërmimet arkeologjike, nuk do të lejohen të bëhet asnjë lloj ndërtimi në këtë pjesë. Në lidhje me pllakën e cila është gjetur me mbishkrimin “Dardanus”, Asllanaj tha se kjo pllakë është e shekullit III. Ai gjithashtu i siguroi qytetarët se nuk do të humbin asnjë artefakt të nxjerrë nga këtu.

ARIAN ASLLANAJ, DREJTOR I DREJTORISË PËR MBROJTJEN E TRASHËGIMISË ARKEOLOGJIKE

“Në mbishkrimin që u bë aq shumë e famshme shkruan, i ndjeri është Epikrati, i cili e ka shënuar edhe shoqen e tij edhe tre djemtë e tij, i cili djali i tretë e ka emrin Dardanus, kjo është pra krejt ajo që e bëri famën deri sa nuk na erdh përkthimi. Për atë arsye kërkojë nga qytetarët të kenë durim, deri sa të kryhen të gjitha punimet. Hulumtimet shkencore, për atë e them se duhet të ketë një përmbledhje të gjithave arte-fakteve të ruhen, qofshin ata të vogla ose nurizmatike”

Ndërkaq, këtë lokalitet e vizitoi edhe zëvëndeskryeminsitri, Artan Grubi, cili tha se janë  ndërmarrë të gjitha masat e parapara ligjore për ruajtjen dhe dërgimin e çdo artefakti të gjetur në këtë lokacion në Muzeun Arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 ARTAN GRUBI, ZËVËNDËSKRYEMINSITËR

“Derisa nuk krynë punë qendra konservatore e qytetit të Shkupit, nuk fillon ndërtimi i çfarë do qoftë objekti në këtë vend- banim, kështu që sipas institucioneve të cilët jemi bashkërisht të gjithë këtu, të gjitha procedurat ligjore janë përmbushur dhe nuk bëhet fjalë për asnjë tjetërsim të çfarë do qoftë artefakteve  të trashëgimisë kulturore të cilit do qoftë komunitet në vend”

I pranishëm ishte edhe Sekretari Shtetërorë në Ministrin e Kulturës, Valmir Aziri, i cili tha se janë aty për të garantuar si institucione që kjo punë tash e tutje do të ketë një kujdes më të veçantë, sipas tij, do të shtohet edhe numri i arkeologëve.

VALMIR AZIRI, SEKRETAR SHTETËROR NË MINSITRINË E KULTURËS

“Mirëpo, garantojmë opinionin se e  gjithë puna që po bëhet, bëhet për të dalur në dritë gjetjet, që do të gjetën këtu dhe asgjë nuk ka për të mbetur sekret për opinionin”

Përndryshe, në vendin ku po bëhet gërmime arkeologjike nuk u lejohet gazetarëve që të filmojnë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

MARKETING