(VIDEO) Murtezani: RMV arkëtoi këstin e parë prej 52.4 milionë euro

Në vend kanë arritur mjetet e para në vlerë prej 52.4 milionë euro nga parafinancimi në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje nga ana e Komisionit Europian, prej të cilave 24.4 milionë euro për mbështetje buxhetore tashmë janë paguar në Ministrinë e Financave, ka njoftuar ministri i çështjeve europiane Orhan Murtezani. Ai thotë se Maqedonia e Veriut është i pari në rajon që ka marrë këto mjete.
ORHAN MURTEZANI, MINISTËR PËR ÇËSHTJE EUROPIANE
“Me këtë Maqedonia e Veriut u bë vendi i parë në rajon i cili arkëton këto mjete pasi që paraprakisht janë ndërmarë të gjitha hapat e domosdoshme gjegjësisht procedurat përfunduan në afat që dmth marrëvershja për huamarje dhe marëveshja për grant tani më kanë hyrë në fuqi. Lajmi i dytë i rëndësishëm që lidhet me agjendën reformuese është ajo se më 14 mars 2025 deri te komisioni në afatin e paraparë e dorëzuam kërkesën e parë për lirimin e mjeteve në shumë prej 17.1 milionë eurove për implementimin e reformave me afat dhjetor 2024, afat ky i cili pastaj nga komisioni europian u prolongua deri në fund të shkurtit 2025”.
Murtezani tha se nga këto 17 milionë euro për reformat të implementuara, 7.96 milionë euro janë të dedikuara për mbështetje buxhetore, ndërsa 9.15 milionë euro shtesë për projekte investuese përmes Fondit të Përbashkët të kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/