(VIDEO) Mucunski: Vlerësojmë presidentin Erdogan dhe ministrin Fidan për promovimin e paqes

(VIDEO) Mucunski: Vlerësojmë presidentin Erdogan dhe ministrin Fidan për promovimin e paqes

Forumi i Diplomacisë në Antalya gjatë tri ditëve të fundit mblodhi mijëra liderë botërorë dhe shërbeu si një platformë kyç për trajtimin e krizave të mëdha ndërkombëtare, tha sot ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, duke theksuar gjithashtu rolin gjithnjë e më të madh të Turqisë në diplomaci dhe ndërmjetësim. Fidan tha se presidenti Rexhep Taip Erdogan, së bashku me zyrtarë të lartë turq dhe homologët e tyre të huaj, zhvilluan shumë takime dypalëshe në margjina të forumit, ndërsa aty u mbajtën edhe disa takime të rëndësishme diplomatike. Ai vuri në dukje se Turqia, Arabia Saudite, Egjipti dhe Pakistani zhvilluan një takim katërpalësh të fokusuar në stabilitetin rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe zgjidhjen e konflikteve. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski,gjatë fjalës së tij në forum, theksoi rolin e Turqisë si një aleat i rëndësishëm, duke vënë në dukje rëndësinë e përpjekjeve aktuale diplomatike të Turqisë të udhëhequra nga presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan. “Kemi shumë shembuj të suksesshëm të bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në fushën e lidhshmërisë. Korridori 8 përfaqëson një projekt kyç për stabilitet politik, siguri dhe tregti, ku tashmë shohim përparim të konsiderueshëm”, deklaroi Mucunski. Zëvendëskryeministri njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca, deklaroise Kosova ka treguar partneritet të fortë me vendet fqinje. Marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, raporte jo të lehta me Bosnjën dhe shumë të vështira me Serbinë. “Kosova ka ratifikuar marrëveshjen për heqjen e vizave me Bosnjë e Hercegovinën, zbatimi ende nuk ka avancuar.Duke u nisur nga Kosova, mund të arrish më shpejt në Stamboll sesa në Sarajevë, edhe pse distanca është dyfish më e madhe”, deklaroi Konjufca. Edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojë bashkëpunimin, me synimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi besimin midis shteteve si faktor kyç për avancimin e rajonit.

/SHENJA/

MARKETING