(VIDEO) MPJ e Bullgarisë kritikon autoritetet në Shkup: Arsye jobindëse për ndalime!

(VIDEO) MPJ e Bullgarisë kritikon autoritetet në Shkup: Arsye jobindëse për ndalime!

Kremtimi i 151-vjetorit të lindjes së Goce Delçevit nuk ka kontribuar për ndërtimin e marrëdhënieve mes Sofjes dhe Shkupit, ka vlerësuar Minsitria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë. Sipas diplomacisë bullgare, 4 shkurti do të hyjë në histori si një datë në të cilën autoritetet në Maqedoninë e Veriut, në bazë të arsyeve jashtëzakonisht jobindëse dhe në kundërshtim me garancitë e dhëna më parë, nuk i lejuan qytetarët bullgarë t’i bëjnë nderimet Delçevit.

Sipas MPJ-së bullgare, në pikat e kalimit kufitar qytetarët bullgarë janë ndaluar me orë të tëra të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa arsyet janë thënë të jenë teknike.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME E BULLGARISË

“Më vonë, disa nga qytetarët tanë morën refuzim zyrtar për të hyrë në territorin e shtetit fqinj dhe të tjerët u kthyen për shkak të orëve të gjata të pritjes. Në mesin e të prekurve nga masat kufizuese ishin gazetarë që u ndaluan për shkak të ‘kërcënimit të rendit publik, sigurisë kombëtare, shëndetit publik ose marrëdhënieve ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut’. Gjithashtu ka informacione për dhunë ndaj shtetasve bullgarë nga autoritetet kufitare të Maqedonisë së Veriut”

Ministria e Punëve të Jashtme rikujton se lëvizja e lirë e njerëzve është një nga parimet kryesore të funksionimit të BE-së dhe gjithashtu se vendosja e marrëdhënieve të mira fqinjësore kërkon të paktën dy partnerë të sinqertë.  /SHENJA/

 

 

MARKETING