Realizuan vjedhje të rënda në rrethinën e Tetovës, ndalohen katër persona
MPB njofton se më 19.09.2026, në orën 16:55, në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë, në bashkëveprim me Departamentin e Policisë Kriminalistike – Sektorin e Krimit të Përgjithshëm dhe të Dhunshëm, i kanë privuar nga liria S.U. (26) nga fsh. Pallçishtë e Poshtme dhe A.E. (34) nga fsh. Llopkovë, komuna e Likovës, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”, sipas neneve 235 dhe 236 të Kodit Penal.
“Personit A.E. i është sekuestruar një automjet udhëtarësh “Audi” me targa të Kumanovës, ndërsa në disa lokacione në zonën e fshatrave Kamjan dhe Pallçishtë janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një karabinë gjuetie, si dhe një sasi më e madhe municioni dhe fishekësh të kalibrave të ndryshëm, së bashku me disa sende që dyshohet se rrjedhin nga veprat penale”.
“Po atë ditë, në orën 18:50, në bazë të urdhrt të gjykatës, nëpunësit policorë të SPB Tetovë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të B.U. (26) në fsh. Pallçishtë e Poshtme, pas çka edhe ai është privuar nga liria. Në vazhdim të aktiviteteve, më 20.09.2026, në orën 02:20, në Stacionin Policor Tetovë është ndaluar edhe A.A. (34) nga fsh. Otël, rrethina e Likovës, i cili më parë ishte privuar nga liria nga nëpunësit policorë të SPB Kumanovë, me ç’rast atij i është sekuestruar një automjet “Volkswagen Polo” me targa të Kumanovës”.
“Të gjithë personat janë mbajtur në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

