(VIDEO) Mot i ndryshueshëm me rreshje shiu gjatë gjithë javës

(VIDEO) Mot i ndryshueshëm me rreshje shiu gjatë gjithë javës

Enti Hidrometeorologjik ka njoftuar se moti sot do të jetë pjesërisht i vërejntur dhe me reshje të kohëpaskohëshme shiu. Në vend, sidomos pasditja, pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Përveç reshjeve të dendura të shiut parashikohet të ketë edhe bubullima dhe erë të fortë  (mbi 70 km/h), vende -vende në formë stuhie.

Enti Hidrometeorologjik

“Për shkak të akumulimit të energjisë së lartë në atmosferë dhe lagështirës pak të shtuar mbi zonën tonë, sot pasdite në pjesët veriore do të ketë kushte për stuhi lokale me reshje të dendura shiu dhe shkarkime elektrike, erë të fortë (mbi 70 km/h) dhe me breshëri”.

Parashikohet që disa pjesë të Shkupit do t’i kaplojë stuhi me erë të fortë, reshje shiu, shkarkime elektrike dhe breshër.

Enti Hidrometeorologjik ju bën apel qytetarëve që të vozisin me kujdes duke respektuar sinjalistikën në komunikacion dhe duke rregulluar shpejtësinë, pasiqë moti i përkeqësuar ka sjellë edhe rrëshqitje të dheut në rrugët e Maqedonisë së Veriut. Ku rrëshqitjet të cilat u regjistruan gjatë mëngjesit të sotëm ishin në rrugën Dellçevë – Makedonska Kamenicë në afërsi  të Çeshmës së Batkovës, rreth 7 kilometra nga Dellçeva.  Megjithatë ky mot i përkeqësuar ka ndikuar edhe jashtë territorit të Maqedonisë së Veriut. Edhe pse është gjysma e dytë e prillit, kryeqytetin e Bosnjë – Hercegovinës, Sarajevën, e kaplon bora. /SHENJA/

 

MARKETING