(VIDEO) Mjekja Ferati: Bora pastron ajrin, por të sëmurët të kenë kujdes!

(VIDEO) Mjekja Ferati: Bora pastron ajrin, por të sëmurët të kenë kujdes!

Përveç bardhësisë dhe bukurisë që solli bora këto ditë, ajo ka sjellë edhe benefite tjera sa i përket shëndetit të njerëzve, konkretisht duke ndihmuar në parandalimin përhapjeve të viruseve të shumta, si dhe uljen e ndotjes së ajrit. Në lidhje më këtë temë, detaje më të hollësishme Tv Shenja ka ndarë me mjeken Sefiane Ferati, e cila dha më shumë detaje për situatat e këtilla. Ajo alarmoi qytetarët se mëngjest janë rrezik pasi që temperaturat janë shumë të ulëta.

Sefiane Ferati, mjeke

“Tani që është stina e dimrit, filloi edhe bora, në një anë na e pastron ajrin prej gjithë këtyre ndytësirave  që gjinden në atmosferë ose prej gazrave që lëshojnë vet veturat ose prej ndezjeve të ndryshme nëpër shtëpia dhe ka ndotje të ajrit, bora na e ka pastruar këtë ajër. Mirëpo përparësia është se pastron ajrin jo vetëm prej ndotjes së ajrit prej lloj lloj gazrave që gjinden në atmosferë prej grimcave që bëjnë pengesë në organet e frymëmarjes, në organet e traktit digjestiv, në organet e zemrës, apo të veshkëve, apo të syrit, veshit , gjithkund prek kjo ndotja e ajrit”.

Tutje ajo porosit personat të cilët janë të prekur prej viruseve të kenë kujdes të veçantë që të mos rezikojnë bartjen e virusit tek persona të tjerë.  Kudes të veçantë sipas saj duhet t’u kushtohet fëmijëve deri në moshën 2 vjeçare sepse shumë më lehtë organizmat e tyre i pranojnë sëmundjet.

Sefiane Ferati, mjeke

“Ata personat me sëmundje kronike duhet të kenë kujdes mos të dalin jashtë më shumë se 10 minuta ose 15, se ajri i ftohtë dhe kjo bora mund të nxisë atë sëmundjen që e ka pasur kronike ai pacient. Te fëmijët tek të posalindurit ndikon sepse ata janë më tepër me ujë, përmbajtja e tyre, dhe imuniteti është duke u zhvilluar tek ata fëmijë dhe tek nënat që janë gjidhënëse te ata fëmijë. Deri në moshën 2 vjeçare duhet pasur kujdes fëmijët mos të dalin pa i veshur mirë”.

Ndërkaq, këshilla e saj gjatë këtyre ditëve me borë është që qytetarët të konsumojnë sa më shumë pemë dhe perime të stinës së dimrit, të cilat përmbajnë vitamina të shëndetshme, t’i kushtojmë më shumë kujdes vetes, të kemi kujdes nga bakteriet e ndryshme, si dhe të reduktohet qëndrimin në ambientet e hapura. Anida Murati /SHENJA/

MARKETING