(VIDEO) Ministria e Arsimit: T’i mbrojmë nxënësit nga dhuna e bashkëmoshatarëve të tyre

(VIDEO) Ministria e Arsimit: T’i mbrojmë nxënësit nga dhuna e bashkëmoshatarëve të tyre

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i bën thirrje të gjithë palëve në arsim të bashkëpunojnë me qëllim të parandalimit të dhunës. Ministria e Arsimit  është e përkushtuar në luftën kundër dhunës në shkolla, sepse besojnë se institucionet arsimore duhet t’i ndërtojmë si vende të sigurta, ku fëmijët dhe të rinjtë mësojnë dhe shoqërohen në mënyrë të sigurt, thuhet në komunikatën e tyre. Ata potencojnë se  çdo fëmijë ka të drejtë të shkojë në shkollë dhe të mësojë, pa frikë.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

 “Ju bëjmë thirrje mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesionalë, prindërve dhe pjesëmarrësit e tjerë në procesin arsimor – që të gjithë të punojnë së bashku, sepse kemi një qëllim të përbashkët: të mbrojmë nxënësit nga dhuna e bashkëmoshatarëve. Vetëm nëse e gjithë shoqëria angazhohet në parandalimin dhe tejkalimin e dukurive të dhunës, ne mund të ia dalim”.

Nga ministra theksojnë se problemi i dhunës së bashkëmoshatarëve nuk është problem i ri dhe se nuk mund të zgjidhet me magji. Është problem kompleks dhe serioz. Ministria e Arsimit dhe Shkencës punon për përforcimin e procedurave dhe trjatimeve ekzistuese për funksionimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në shkollë, thonë ata.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

 “Për të pasur sukses, ne kemi nevojë për ndihmën e të gjithë atyre që dëshirojnë të dalin fitimtarë në luftën kundër kësaj të keqeje. Prindërit me të drejtë janë të shqetësuar, ne të gjithë jemi , pamjet nga fqinjët janë të tmerrshme. Por le të mos lejojmë që fëmijët të bëhen peng në akuzat manipuluese dhe të largohemi nga gjithçka që nuk na çon përpara”.

Ministria thekson se si shoqëri, mund t’i mbrojnë fëmijët tanë nëse të gjithë së bashku, si në familje poashtu edhe në grupe shkollore, i trajtojmë fëmijët si vlerën më të madhe.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING