(VIDEO) Ministria e Arsimit shqyrton mundësinë e ndalimit të “Tiktok” në shkolla

(VIDEO) Ministria e Arsimit shqyrton mundësinë e ndalimit të “Tiktok” në shkolla

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri deklaroi se janë duke  shqyrtuar  mundësinë për  ndalimin e rrjetit social “TikTok” në shkollat e Maqedonisë së Veriut.

Ministri Shaqiri, tha se Ministria e Punëve të Brendshme  tashmë është duke analizuar disa video materiale të Tik-Tokut që janë publikuar nga nxënësit dhe nëse vlerësohet se janë joadekuate për moshën e fëmijëve bashkë me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Agjencinë për Komunikime Elektronike dhe me institucione tjera, do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për të kufizuar mënyrën e përdorimit të Tik-Tokut si aplikacion.

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Janë disa shtete në të cilat është ndalur dhe të cilat kanë përvoja, janë disa shtete tjera në të cilat ka iniciativa dhe në këto iniciativa ka edhe komente nga ana tjetër që të ketë ndalesë të përgjithshme por të shikohet mundësia e mos keqpërdorimit për atë arsye them të gjithë mundësitë janë të përfshira edhe ndalja e tërësishme e Tik-Tokut si mundësi ku shohim që të gjitha këto problematika po vijnë nga ky lloj sistemi”.

Shaqiri njofton se shkollat do të fillojnë me takime të rregullta me prindërit. Ai gjithashtu infromon se  do të fillojnë të realizojnë takime edhe me psikolog dhe pedagog.

Sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, këto janë masat e para, ai tha se do të shikojnë për një protokoll konkret dhe siç thot ai,  nga shtatori do të ketë më shumë masa dhe njoftime në formë të doracakëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING