(VIDEO) Ministria e Arsimit do ta shqyrtojë mundësinë e shkurtimit të materialit të maturës

(VIDEO) Ministria e Arsimit do ta shqyrtojë mundësinë e shkurtimit të materialit të maturës

Javën e ardhshme do të shqyrtohet mundësia për shkurtimin e materialit të maturës shtetorëre. Këtë e paralajmëroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili tha se duhet të rishikohen rregulloret ligjore, respektivisht, se çfarë lejon ligji që të ndryshohet në lidhje me kërkesën e maturantëve, duke qenë se provimet e maturës shtetërore tashmë janë të caktuara. Ai bëri të ditur se javën tjetër do mbajë takim me Qendrën Shtetërore të Provimeve, për të analizuar se çfarë mund të bëjnë në këtë drejtim.

Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit

“Një pjesë e materialit që u është shpërndarë nxënësve të shkollave të mesme është radhitur sipas mënyrës se si është zbatuar matura vitin e kaluar. Por, megjithatë, jam i hapur që në periudhën në vijim të zhvilloj një takim tjetër me Qendrën Shtetëрore të Provimeve, si një instiucion që i përgatit të gjitha fazat e realizimit maturës shtetërore dhe ta shohim mënyrën se si duhet të realizohet”

Kryetari i Unionit të Shkollave të Mesme, Luka Paviçeviq, ka bërë të ditur se Asambleja e Përgjithshme e tyre do të vendos për këtë çështje brenda një deri në dy javë dhe se ata janë në kontakt çdo ditë me gjimnasitët nga qytetet ku kanë degë, dhe po mbledhin propozime dhe ide për t’i analizaur më pas.

Ndërsa, organizata për Dialog dhe Afrim të Gjimanzistëve, do t’i dërgojë një kërkesë Kuvendit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të lehtësuar dhënien e provimit të maturës shtetërore për gjeneratat e këtij viti, qoftë për të shkurtuar materialin, ose për të reduktuar numrin e provimeve të brendshme.

Provimet eksternte të maturës shtetorë janë caktuar në datat 26 maj dhe 10 qershor. Linda Ebibi /SHENJA/ 

 

MARKETING