(VIDEO) Ministri Mexhiti: Sikur anesteziologu të ishte anëtar i ASH-së do të reagoja edhe me ashpër
Autoriteet kanë njoftuar se kanë shkarkuar nga puna anesteziologu që kreu këtë skandal. Ministri i Shendetsise, Fatmir Mexhiti deklaroi se kanë qenë në koordinim të vazhdueshëm me drejtorin e spitalit të Tetovës për këtë çështje. “Më vjen shum keq që një i punësuar në spital të veprojë kështu, jam takuar edhe me SPB-Tetove dhe kemi marrë masat e duhura” – deklaroi Ministri i Shendetsise, Fatmir Mexhiti.
MINISTRI I SHENDETSISE, FATMIR MEXHITI
”Unë këtë njeri nuk e njoh personalisht, e pash foton ku ishte bashkë me ne por besoni sikur të ishte anëtar i ASH-së do të reagoja edhe me ashpër. Ne jemi të vendosur nuk do të lejojmë raste të tilla të përseriten, disa mjekë sipas informacioneve kanë kërkuar të bëjne një fotografi në sallë dhe personi në fjalë e ka keqperdorur”
Në anën tjetër, drejtori aktual i Siptalit të Tetovës, Pëllumb Vela, tha se ndjen keqardhje për rastin e mbrëmshëm në Spitalin e Tetovës”
PËLLUMB VELA, DREJTOR I SIPTALIT TË TETOVËS
“Dua të theksoj se në fillim kur mora vesh, e kam denoncuar rastin në polici, pastaj un bashkë me ministrin e Shëndëtsise kemi vendosur që këtij personi t’i ndërpritet marrëdhënja e punes, sepse ka shkelur regullat e punës” /SHENJA/