(VIDEO) Ministri Lloga i fton të gjitha partitë që ta miratojnë Kodin Zgjedhor

(VIDEO) Ministri Lloga i fton të gjitha partitë që ta miratojnë Kodin Zgjedhor

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i bëri ftesë të gjitha partive politike që me konsensus të miratojnë Kodin e ri Zgjedhor. Ai tha se nisma e tij është që subjektet politike të ulen  në një tavolinë me qëllim që të hartohet një model sipas të cilit do të veprohet në drejtim të përgatitjes së një Kodi të ri Zgjedhor, pasi sipas tij ky është edhe rekomandim i dhënë nga Komisioni i Venecias.

Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë 

“Në raportin e fundit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Misioni i Posaçëm  i Vlerësimit të Zgjedhjeve i ODIHR bëri të qartë se ka ende një sërë çështjesh në kornizën ligjore për zgjedhjet që duhet të zgjidhen. Kodi Zgjedhor duhet të rishikohet në mënyrë gjithëpërfshirëse që të mund të harmonizohet brenda kornizës dhe me ligjet e tjera përkatëse, në përputhje me objektivat e OSBE-së, detyrimet ndërkombëtare dhe parktikat e mira”

Lloga gjatë konferencës “Refromat Zgjedhore në Republikën e Maqedonsë së Veriut” sqaroi se Ministria e Drejtësisë është në proces të formimit të një grupi pune për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme. Gjithashtu, ai i bëri thirrje partisë opozitare VMRO-DPMNE që të marrë pjesë në këtë grup punues.

Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë 

“Qëllimi im i qartë është që Kodi Zgjedhor të jetë i përgatitur para zgjedhjeve të ardhshme, ndërsa nëpërmjet të një procesi gjithëpërfshirës të garantohet siguria juridike me atë që do të dëgjohen mendimet nga të gjitha partitë politike. Apeloj VMRO-DPMNE-në, si parti më e madhe opozitare, të kontribuojë dhe të nominojë anëtar të saj në grupin punues. Jam i pajtimit që kryetari i grupit punues të jetë propozim i tyre”

Lloga më tej shtoi se Kodi zgjedhor duhet të hyjë në fuqi të paktën  gjashtë muaj para zgjedhjeve, që institucionet të mund të përgatiten dhe pa vështirësi t’i zbatojnë ndryshimet.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING