(VIDEO) Ministri i VMRO-së ironizon kryeministrin: Mund të ndihmosh personalisht në fotografimin e qytetarëve për dokumente!

(VIDEO) Ministri i VMRO-së ironizon kryeministrin: Mund të ndihmosh personalisht në fotografimin e qytetarëve për dokumente!

Kryeministri teknik Talat Xhaferi sot në një konferencë për media nuk ka pranuar që të përgjigjet konkretisht nëse qytetarët do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale nëse nuk ndryshojnë dokumentet personale me emrin e ri kushtetues. Sipas Xhaferit kanë mbetur edhe 50 ditë deri në zgjedhje, dhe gjatë muajit mars qytetarët mund të paraqesin kërkesë dhe të pajisen me dukumеnte përkatëse. Xhaferi thotë se MPB-ja ka konstatuar se qytetarit i duhet një muaj për të marrë një dokument personal, nga momenti kur e inicon.

Talat Xhaferi, kryeministër teknik

“Statistikat që janë tegues për punën e MPB-së, thonë se nga 1 shkurti deri më 29 shkurt janë bërë githsej 123.983 kërkesa për dokumente udhëtimi, prej të cilëve 95.267 qytetarë janë pajisur ,e dokument personal. Për letërnjoftime janë pranuar 82.235 kërkesa, ndërsa janë lëshuar 71.410, për patentë shoferë janë paraqitur 46.280 kërkesa ndërsa janë lëshuar 39.552” 

Kryeministrti teknik vlerëson se nëse vjen deri tek situata që qytetarët nuk kanë dokumentet e nevojshme për të votuar, atëherë Qeveria është e detyruar të vendosë se çfarë hapash duhet të ndërmerren në këtë rast. Por, gjithsesi, qytetarët nuk duhet ta neglizhojnë punën e dokumenteve perosnale dhe duhet të nisin procedurën për nxjerrjen e dokumenteve.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski e ka përdorur ironinë për të ftuar kryeministrin Xhaferi që të shkojë për ndihmë në punktet e fotografimit, që të realizohet procesi për 100.000 qytetarët, që siç thotë Xhaferi mund të pajisen me dokumente brenda një muaji. Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING