(VIDEO) Ministri i Brendshëm zbret në terren, për një javë arrestohen 67 persona

(VIDEO) Ministri i Brendshëm zbret në terren, për një javë arrestohen 67 persona

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në profilin e tij në Fejsbuk ka njoftuar se për një javë janë privuar nga liria 67 persona. Ai theksoi se vetë ka qenë në terren për të vizituar policët të cilët po marrin pjesë në aksionin operativ për shtimin e prezencës së policisë dhe sistemin e monitorimit “Qyteti i sigurt”.  Toshkovski ka shkruar se ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe të gjithë ata që e shkelin do të mbajnë pasojat për veprimet e tyre.

Pançe Toshkovski, мinistër i Punëve të Brendshme

“Në kuadër të aksionit për rivendosjen e sigurisë në qytetin e Shkupit, nga fillimi i tij më 24.08 deri më 01.09.2024, zyrtarët policorë, në kuadër të kompetencave të tyre, kanë kontrolluar 987 persona, 452 automjete të udhëtarëve dhe motoçikleta. Në të njëjtën kohë, 67 personave u është hequr liria. Prej tyre 40 persona sipas nenit 215 të Kodit Penal. Katër persona janë arrestuar për shkelje të ligjit për armët. Policët gjetën dhe ndaluan shtatë persona të kërkuar me urdhër dhe shtatë persona të kërkuar për nene të tjera të Kodit Penal.”

Gjithashtu, Toshkovski theksoi se me punonjësit e policisë kanë diskutuar problemet me të cilat ballafaqohen në terren, si mungesa e mjeteve materiale dhe teknike. Për këtë ai tha se udhëheqja e ministrisë po punon intensivisht në krijimin e kushteve për sigurimin e të gjitha mjeteve të nevojshme si uniforma të reja, automjete për efikasitet në sigurimin e sigurisë së të gjithë qytetarëve.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

MARKETING