(VIDEO) Ministra e ekonomisë ia ka dorëzuar odave ekonomike listën me produkte me marzhën nën 10%

(VIDEO) Ministra e ekonomisë ia ka dorëzuar odave ekonomike listën me produkte me marzhën nën 10%

Lista e produkteve ushqimore që do të kenë një marzhë të kufizuar nga ligji për praktikat e padrejta tregtare tashmë është përgatitur dhe i është dorëzuar odave ekonomike.  Odat ekonomike do të kenë 10 ditë kohë për të shprehur mendimin e tyre dhe për të dhënë sugjerimet e tyre se cilat produkte duhet të jenë në listë. Kështu deklaroi sot ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi duke shtuar se këto produkte do të kenë çmime më të ulëta.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

 “Është një zgjidhje ligjore ku mbi 2500 produkte ushqimore dhe bujqësore do të kenë marzhë jo më shumë se 10% pothuajse në të gjithë zinxhirin e tregtisë duke filluar nga prodhuesi deri tek tregtia me pakicë. Tashmë ministria e ekonomisë ka dorëzuar listën e mbi 2500 produkteve të cilat do të jenë pjesë e kësaj zgjidhje ligjore dhe do të jetë e përballueshme për qytetarët”.

Bekteshi paralajmëroi masa më të rrepta nëse pavarësisht marrëveshjes, çmimet do të rriten në mënyrë drastike. Ministri sqaroi se nëse do të ketë rritje të madhe të çmimeve, të produkteve ushqimore, ata do t’i propozojnë qeverisë masa, por ai besoj se tregtarët veçanërisht zinxhirët e mëdhenj, do të jenë të përgjegjshëm dhe nuk do t’i rrisin çmimet.  “Do të marrim masa për të mirën e qytetarëve. Megjithatë, do të them se opsionet janë: ngrirja e çmimeve, vendosja e kushteve të veçanta për tregtarë të caktuar dhe mbyllja e rrjeteve të supermarketeve që do të sillen në kundërshtim me ligjin”, tha Bekteshi.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/ 

 

 

 

 

MARKETING