(VIDEO) Minçev thirrje VLEN-it: Vetëdijësohuni, tema e balancuesit është mbyllur

(VIDEO) Minçev thirrje VLEN-it: Vetëdijësohuni, tema e balancuesit është mbyllur

Në ligjin për të punsuarit në sektorin publik shkruhet se mjeti “balansues”, zbatohet për qytetarët që jetojnë në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, nuk ka ndërmend të devijojë nga kjo. Ai thotë se kjo temë tashmë është e kryer, dhe i bënë thirrje partnerit të tyre koalicionues VLEN që të vetëdijësohen dhe të merren me zbatimin e ligjeve, pasi ai do ta respektoj ligjin deri, siç tha ai, në presjen e fundit.

Goran Minçev

Në ligjin për të punësuarit në sektorin publik, në mënyrë të prerë shkurhet se mjeti balancues aplikohet për qytetarët që jetojnë në territorin e Maqedonisë, e cila është popullata rezidente, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë. Shpresoj se kolegët e ‘VLEN’-it do të vetëdijësohen dhe do t’i kushotjnë më shumë vëmendje leximit të ligjeve ekzistuese dhe t’i zabtojnë të njëjtat, dhe mos të merren me tema ditore politike”

Minçev tha se detyra e re e kësaj qeverie është që të mos ketë punësime në bazë të etnitetit por në bazë të kualifikimeve dhe se me ligjet e reja do t’i heqin punësimet partiake.

Goran Minçev

Këto ligje siç ishin të propozuara në Kuvend ishin të partizuara, ndërsa tani që ne i kthejmë mbrapa dhe hapim debat të gjërë, ideja jonë është të jenë të departizuara punësimet në sektorin publik”.

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti i ka vlerësuar si porvokime ndryshimet e paralajmaëruar në punësimet në administratën publike ku përfaqësimi i shqiptarëve në administratë ulet në 24.3 për qind në vend të 29.5 për qind siç ishte më parë.

Minçev ka ndryshuar vendimet e paraardhësit së tij Admir Aliti dhe ka korrigjiuar përqindjet në “balancues”, duke argumentuar se ndryshimet janë bërë në përputhje me ligjin. Punësimet tani e tutje në sektorin publik do të bëhet në bazë të numrit të popullatës rezidente në shtet.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING