(VIDEO) Millanoviç: Mos bini pre e shantazheve për antarësim në BE

(VIDEO) Millanoviç: Mos bini pre e shantazheve për antarësim në BE

Presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova në preskonferencën e përbashkët me presidentin kroat Zoran Millanoviç tha se kriteret e Kopenhagës janë ato që do të na bëjnë një shtet standard europian dhe theksoi se vetoja nuk është një instrument miqësor. Ajo tha se pret mirëkuptim, por theksoi se duhet të shtyjmë përpara agjendën shtetërore. Siljanovska marrëdhëniet me Kroacinë i vlerësoi si tradicionalisht miqësore.

GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA, PRESIDENTE E RMV-SË

“Është një shenjë mirëkuptimi, një shenjë mbështetjeje. Kroacia, pavarësisht se është anëtare e BE-së, ka mirëkuptim për nevojat rajonale, ka mirëkuptim për Ballkanin Perëndimor. Presidenti përsërit shumë herë se ne jemi gjeografikisht, kulturalisht, historikisht pjesë e Europës. Lidhur me pritjen tonë për BE-në, e përsëris se besoj se kriteret e Kopenhagës janë ato që do ta bëjnë një shtet evropian standard të mërzitshëm, se vetoja nuk është një instrument miqësor, se pres mirëkuptim”.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq duke iu referuar çështjes së anëtarësimit në BE tha se ne nuk duhet të jemi viktima të asnjë presioni dhe shantazhi për anëtarësim në Bashkimin Europian.

ZORAN MILLANOVIÇ, PRESIDENT I KROACISË

“Mos u bëni viktimë e presionit ose e ndonjë lloj zhvatjeje kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE, nuk e kam fjalën për vendin fqinjë Bullgarinë, ata kanë disa ide të tyre se si duhet të duket. Është e qartë se duhet të ketë një konsensus. Dhe gjithçka varet nga një gjë, për sa kohë që dikush është kundër kësaj, Maqedonia nuk mund të ecë përpara. Pyetja e vetme është nëse kjo është ende gjëja më e rëndësishme në këtë botë që ia vlen për ju dhe qytetarët tuaj, apo ka gjëra të tjera për të cilat mund të punohet për tu realizuar”.

Siljanovska tha se vetoja do të vazhdojë të shkaktojë probleme dhe se nuk do të mbetemi një rast i izoluar si dhe se në një farë mënyre duhet të gjejmë vendin tonë brenda kornizës së kritereve të Kopenhagës.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING